Foto/ Dibranët presin Berishën me autokolonë makinash, flamuj dhe…  

Dibranët i kanë rezervuar një pritje sa madhështore aq edhe entuziaste, kryedemokratit Sali Berisha, teksa pritej të mbërrinte në takimin përmbyllës.

Qnidra qytetarë e kanë pritur kryetarin e PD me makina private, shoqëruar nga flamujt e PD dhe nën një atmosferë të ngrohtë.

Gjatë takimit me banorët në Maqellarë, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se 6 ditë nga dita e madhe, qytetarët do të flasin me votë dhe do të zgjedhin ndryshimin.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot entuziazëm, Berisha shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që banorët e zonës i kanë dhënë kauzës së tij dhe Partisë Demokratike – Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare, emigrimi masiv. Ai theksoi se shqiptarët, dhe veçanërisht banorët e Maqellarës, janë njerëz punëtorë dhe të ndershëm, të cilët janë detyruar të lënë vendin për shkak të varfërisë dhe mungesës së shpresës që ka krijuar regjimi aktual.

Në përfundim të fjalës së tij, Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 11 majit dhe të japin një mesazh të qartë nëpërmjet votës së tyre për një Shqipëri më të drejtë, me mundësi për të gjithë dhe me të rinj që nuk largohen nga vendi.

 

About Redaksia

Check Also

Një tjetër ish-ministër në kërkim nga drejtësia arratiset nga vendi/ A do të flasë si Ahmetaj?

Një tjetër ish ministër i Ramës në kërkim nga drejtësia ka marrë arratinë. Kërkohet për …