SHBA del hapur në mbështetje të opozitës: Dilni në votime dhe votoni pa frikë!

Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Shtetet e Bashkuara kanë dalë hapur në mbështetje të opozitës dhe në të njëjtën kohë kundër regjimit të Ramës. Ambasada amerikane i ka bërë thirrje sot shqiptarëve që të dalin në votime dhe të votojnë pa frikë.

Me një gjuhë të pastër diplomatike, Shtetet e Bashkuara kanë orientuar shqiptarët në dy prioritetet e ditës së zgjedhjeve që janë prioritet të opozitës për të siguruar fitoren.

E para, dalje masive në votime që kërkojnë Shtetet e Bashkuara sjell fitoren e opozitësb, dhe e dyta, votimi pa frikë është një mesazh kundër regjimit që kërkon të përdorë grupet kriminale për ti bërë presion zgjedhësve.

Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë 

“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, është mesazhi që Ambasada i ka dërguar qytetarëve, duke i inkurajuar ata të shprehin preferencat e tyre pa presion dhe pa frikë nga ndikime të jashtme.

Ky apel vjen në kuadër të një përpjekjeje për të garantuar që procesi i zgjedhjeve të jetë i drejtë dhe i lirë, duke respektuar vullnetin e çdo qytetari.

Ambasada Amerikane gjithashtu ka rikujtuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor si një element kyç për forcimin e demokracisë dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Gjykata federale e SHBA-së autorizon kërkesën për konfiskimin e aseteve shqiptare

Shqipëria përballet me një tjetër humbje financiare pas Becchettit Pas humbjes së arbitrazhit me biznesmenin …