Skandalet e Maznikut ndër vite dhe përse Rama e dërgoi në Elbasan?!

Edi Rama gjatë takimit me militantët socialistë në Elbasan pyeti se çfarë të mire ka sjellë Alizoti për këtë qytet?

“Këtu sollëm Tomor Alizotin. A mund të më thotë dikush se çfarë do të bëjnë demokratët e Elbasanit?”, thotë Rama.

Një përgjigje ndaj kreut të qeverisë ka menduar Partia Demokratike e cila ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të transformimit ndër vite të Arbjan Maznikut, i cili tashmë është shpërblyer nga lideri duke u pozicionuar i pari në listën e mbyllur të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit.

Tashmë Mazniku është shpërblyer nga lideri duke e vendosur si kandidat të parin në listën e mbyllur, atë që ndër vite njihet si shpërdorues i parave publike.

Mazniku njihet për shpërdorimin e parave publike dhe përfshirjen e tij në shumë skandale, duke filluar nga bifteku me ar në Dubai dhe duke përfunduar në fjetjen e hoteleve luksoze të paguar nga oligarkët.

PD i bën thirrje Maznikut që të mbyllë “hesapet” në SPAK, më pas të vijë dhe të kërkojë votën në Elbasan.

About Redaksia

Check Also

Pse nuk i sekuestrohen pasuritë?/ Lidhjet e baronit të drogës Ervin Mata me deputeten e PS

Pas 10 vitesh i paprekur nga policia dhe drejtësia shqiptare, pas më shumë se 2 …