Edhe në mitingun e PS brohoritet “Rama ik”! Tërbohet kreu i sektit mavi

Edi Rama ishte duke folur për arritjet e qeverisë së tij në një takim elektoral në Krujë, kur në një moment dikush brohoret “Rama ik”.

I tërbuar nga thirrja e qytetarit, Rama e cilësoi atë si një hudhër që i plasi syrin e keq. Më tej, me nota bullizuese, Rama shprehet “nuk e patë si ishte, se i kishte flokët e lagur sepse sa kishte dalë nga dushi”.

“…aman vdeksha, se po e prisja këtë. A vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove. Tani jemi në rregull. Po e prisja që në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’ që të plasë syri i keq, e plasi syrin e keq, tani kanë për ta parë në 11 maj. E ku e tha?! Sa përmenda unë fjalën kënetë. Po ju nuk e patë si ishte, se i kishte flokët e lagur sepse sa kishte dalë nga dushi”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …