I përndjekuri politik: 11 maji dita e shpresës për Korçën dhe Shqipërinë!

Semi Begollari, përfaqësuese e të përndjekurve politikë, mbajti fjalën e saj në takimin përmbyllës të liderit të PD-së, Sali Berisha, në Korçë. Ajo theksoi se vjen nga një familje e përndjekur dhe e njeh mirë barrën e padrejtësisë.

Begollari tha se gratë janë zëri, dinjiteti dhe guximi i këtij vendi. Sipas saj, Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet shtëpia e të përndjekurve politikë. Ajo kërkoi që plagët e diktaturës të mos heshten, por të shërohen me drejtësi. Në fund, ajo e cilësoi 11 majin si ditën e betejës për kthimin e shpresës në Korçë dhe në mbarë Shqipërinë.

Begollari:  Gratë janë zëri, dinjiteti, guximi dhe i dashurisë për vendin tonë, personalisht vij nga një familje e përndjekur politike dhe e di çfarë do të thotë të jetosh me padrejtësinë mbi supe.

E di sa plagë la diktatura dhe sa qindra familje shqiptare u persekutuan, por ajo që dua të theksoj sot është se Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet shtëpia e të përndjekurve politikë, zëri aty ku ju mohua liria.

Këto plagë nuk mund t’i shërojmë me heshtje, por me drejtësi.

Fushata po mbyllet, por beteja sot po fillon, ne na pret një luftë e ashpër me kundërshtarin politik.

Në këtë fushatë beteja e ka emrin 11 maj, aty ne me votën tonë do të bëjmë zgjidhjen e madhe, të kthejmë shpresën në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …