Haxhinasto: Oferta jonë është realiste, Berisha realizoi projekte madhështore!

Kandidati i PL, i cili garon në siglën e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështor, Edmond Haxhinasto u ka bërë thirrje qytetarëve të Qarkut të Elbasanit, që më 11 maj të votojnë të lirë dhe pa frikë, nëse duan ndryshimin e fatit dhe vendit të tyre.

Në takimin përmbyllës në Elbasan, Haxhinasto tha se pa zgjedhje të lira e të ndershme, nuk mund të ndodhë kurrë anëtarësimi në BE dhe pasja e një pasaporte evropiane. Sipas tij, oferta e programit të PD-ASHM, është realiste, e hartuar me dhembshuri dhe dashuri për qytetarët e vendit.

“Fatin e keni në dorë ju. Një popull sovran, i lirë dhe i mençur, bën gjthm zgjedhjen e duhur. Të votoni të lirë nga frika dhe imponimi, ky është emancipimi, ku qytetarët e saj janë të lirë dhe zgjedhin të lirë. Pa zgjedhje të lira e të ndershme s’ka BE, e as pasaportë evropiane. Kësaj herë zgjedhja është e lehtë, kundër një qeverie që s’ka ç’të ofrojë më. Të zgjidhni mes një alternative që mban fjalën dhe një tjetre që s’mban premtime e realizime.

Nëse doni t’u krijohen kushte për punësim për të rinjtë e larguar, duhet të votoni të lirë më 11 maj. Votoni të lirë më 11 maj, nëse doni që fëmijët tuaj të jenë të sigurt në shkollë. Nëse doni shëndetësi e barna, duhet të votoni të lirë më 11 maj. Nëse doni që qeveritarët të japin llogari, atëherë votoni të lirë më 11 maj. Nëse doni që Elbasani të zhvillohet, me bujqësi e blegtori, duhet të vtoni më 11 maj.

Oferta jonë është realiste, e hartuar me dhembshuri e dashuri për qytetarët e vendit. Ky program do të realizohet. Ngjarje madhështore kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Dr. Berishës, Rr.Kombit, TAP, vizat, NATO. Votoni për ASHM, fitore të gjithëve më 11 maj”, tha Haxhinasto.

About Redaksia

Check Also

I “çmenduri” la konferencën dhe gjëmonte korridoreve gazetaren e re/ Dëshmia…

Në intervistën e dhënë për Syri Tv, pas përplasjes verbale me Kryeministrin, gazetarja e Syri …