Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke folur në takimin përmbyllës të fushatës në Elbasan, është ndalur veçanërisht tek shkollimi i fëmijëve. Kryetari i PD-së ka premtuar se, do të ketë zero tolerancë ndaj analfabetizmit.
Berisha tha, zero tolerancë ndaj analfabetizmit. Do bëhet gjithçka që asnjë fëmijë të mos mbetet analfabet. Do bëhet çdo përpjekje që fëmijët të mbarojnë shkollat 9-vjeçare dhe të gjithë pa përjashtim shkollat e mesme.
“Miq, u ndala në këtë çështje se kjo është një çështje themelore.
Në qoftë se të tjerat që numërova marrin përgjigje flakë për flakë në 100 ditë, kjo kërkon kohën e vet.
Kjo kërkon punë shumë serioze, shumë të thellë.
Kjo kërkon që ta nisim që nga lindja, që nga djepi.
Ne nuk e lëmë kurrë kombin në këtë rrokullimë.
Ne do e nisim nga djepi.
Ne do vëmë për fëmijën e parë 70 euro.
Për fëmijën e dytë, 60 euro.
Për fëmijën e tretë dhe të katërt do paguajmë nga lindja gjer 23 vjeç.
Ka vetëm një alternativë, ose kombi në moshën e rinisë së tij, ose kombi në katakombet e historisë.
Por kjo e dyta nuk do ndodhë kurrë.
Sot përsëri do ndalem.
Rritet me shpejtësi të madhe analfabetizmi.
Zero tolerancë ndaj analfabetizmit. Do bëhet gjithçka që asnjë fëmijë të mos mbetet analfabet.
Do bëhet çdo përpjekje që fëmijët të mbarojnë shkollat 9-vjeçare dhe të gjithë pa përjashtim shkollat e mesme.
Ne zotohemi se do konsiderojmë në mënyrën më serioze arsimin e mesëm të detyrueshëm për të gjithë fëmijët shqiptarë.
Kombet që e kanë bërë këtë, kanë njohur zhvillim. Kanë pasur përparim.
Jo vetëm kaq, asnjë pengesë, dyert e hapura për universitetet. Hiqet mesatarja.
Jeta akademike do rigjallërohet.
Autonomia dhe liria akademika do rikthehet në universitetet tona.
Universiteti dhe shkolla në tërësi do jetë në partneritet të plotë me sipërmarrjet.
Çdo i ri që diplomohet, brenda një viti do ketë punë në sektorin publik ose privat. Qeveria do paguajë një vit sigurimet shoqërore për ta.
Sipërmarrësit që punësojnë të rinj nën 30 vjeç, mund të përfitojnë ulje gjer në 70 përqind të taksave.
Shteti do krijojë fondin e sipërmarrjes së të rinjve. 10 milionë euro në vit për startupet e të rinjve.
5 mijë euro grant për çdo të ri që nis një biznes dhe kredi të buta më pas për suksesin e tij.
Miq, ose do investojmë për rininë tonë, është investim jetik, vendimtar për ne, përndryshe na pret fati i shumë kombeve të tjera që janë zhdukur në histori.
Por ne nuk zhdukemi kurrë.
Raca jonë nuk zhduket kurrë.
Të rinjtë kanë talente, do mbështesim çdo talent.
Do krijojmë një fond të veçantë fillimisht 5 milionë euro për të mbështetur secilin të ri në talentin e tij.
Do bëjmë gjithçka që ata 600 e ca mijë të rinj që ikën, të rikthehen në Shqipëri.
Pesë vite pa taksa në vendin e tyre,.
Për të gjithë çifte te reja, nj çati. Qeveria do garantojë një grant 30 mijë euro që të paguajnë interesat e kredisë.
Edhe për ata që kthehen, do u japim grantin, do krijojmë kushte për strehim.
Rikthimi i kombit në rini është misioni më i shenjtë që mund të ndërmarrim së bashku.
Dhe data 11 maj është datë përcaktuese për fatin tonë, për dinjitetin tonë, për Elbasanin”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD