Susan Wiles feston ditëlindjen, LaCivita dhe Berisha urojnë nga Shkodra shefen e kabinetit të Trump

Gjatë fjalës së mbajtur në Shkodrë, kreu i PD, Sali Berisha ka uruar edhe ditëlindjen e Susan Wiles, shefes së kabinetit të presidentit, Donald Trump.

Berisha tha, le të bashkohemi ne me mikun tonë Chris LaCivita për t’i uruar asaj dhe 120 vjet, siç thotë urimi ynë tradicional, vite plot shëndet dhe suksese.

“Por miq, këtu bashkëkryestrategu i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë se na njoftoi se bashkëarkitektja e këtij rikthimit të jashtëzakonshëm, aktualisht shefe e kabinetit në Shtëpinë e bardhë, zonja e nderuar Susan Wiles ka ditëilindjen.

Le të bashkohemi ne, me mikun tonë Chris LaCivita për t’i uruar asaj dhe 120 vjet, siç thotë urimi ynë tradicional, vite plot shëndet dhe suksese”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tenderi i sajuar për baxhanakun/ I dha 75 milionë euro për “Përmirësimin e Inteligjencës Artificiale”

Mariglen Kume, MCN TV: Çfarë informacionesh ka PD që lidhin Geron Meçen, Ermal Beqirin, Daniel …