Pensionisti Pashk Gjoka, i pranishëm në takimin përmbyllës të PD-ASHM në Lezhë tha se kryeministri aktual Edi Rama e ka kthyer politikën në banalitet dhe ka zhbërë edukatën në shoqërinë shqiptare.
Ai theksoi se Sali Berisha është e vetmja shpresë për këtë komb, pasi sipas tij, nuk e ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë dhe nuk është përkulur përpara pdrejtësive që i janë bërë.
“Të nderuar bashkëqytetar, të nderuar demokratë, i nderuar kryetar i PD dhe kryeministër i ardhshëm i Shqipërsië prof.dr. Sali Berisha. Të nderuar kandidatë të PD dhe të aleancës fituese mirëserdhët në sheshin e fitores, Sheshin e Gjergj Kastrotit. Sot jemi këtu, kaq shumë, me shpresë dhe me zemrën të mbushur nga ideali i ndryshimit në qytetin e Lezhës në qytetin e Besëlidhjes dhe e At Gjergj Fishtës.
Unë jam Pashk Gjoka për dekada të tëra kam qenë mësues. Kam edukuar brez atë tëra, kam mbjellë dije dh vlera tek fëmijët tanë, sepse besoja në një Shqipëri më të drejtë më të ndershme dhe më të zhvilluar. Kam kontribuar në këtë vend me zemër dhe ndërgjegje si qytetar si edukator, si njeri i zakonshëm që e do këtë tokë. Nipërit dhe mbesat e mia si shumë të tjera nuk u rritën këtu, ata mësojnë në shkolla dhe vende të huaj sepse qeveria i ka dëbuar me heshtje, me papërgjegjshme me një pushtet që për 12 vjet vetëm ka rrënuar si arsimin, familjen, ekonominë dhe të ardhmen.
Qeveria e Ramës është një qeverisje që nuk bëri asgjë për njeriun e zakonshëm, është një pushtet që zhveshi qytetarët nga shpresa dhe dinjiteti. Ai nuk e pa kurrë popullin në sy, por vetëm xhepat e vet dhe klientelën që e pasuroi mbi fatkeqësinë tonë. Ai zhbëri edukatën dhe e shndërroi politikën në banalitet, përdhosi historinë tonë dhe vlerat tona kombëtare. Unë jam sot pensionist dhe si mijëra të tjerë e ndjej peshën e padrejtësisë. 12 vite nuk është rritur asnjëherë pensioni, por ccmimet janë rritur për ccdo gjë, Barnat, ujin, taksat ushqimet e të tjera.
Një jetë më e shtrenjtë, por më e varfër. Një shtet më i madh në arrogancë por më i vogël në përkujdesje. Në qytetet tona mbeten vetëm të moshuarit të pamundurit dhe të harruarit. Rinia është larguar, fshatrat po treten, a është kjo Shqipëria që meriton ky popull, unë them se jo. Por unë nuk jam dorëzuar asnjëherë dhe nuk do të dorëzohem kurrë. Sepse unë besoj në programin e PD tek Aleanca e fitores. Shpresa është tek lideri ynë historik prof. dr. Sali Berisha, burri i kombit që kurrë nuk u dorëzuar përpara padrejtësisë.
Ne të gjithë të rinj dhe të moshuar do të votojmë për një Shqipëri që kujdeset për njeriun, do votojmë për një program për paketën e dhembshurisë që garanton rritjen e pensioneve, ku asnjë pension nuk do të jetë poshtë 200 euro. Ky është respekti minimal për ata njerëz që ndërtuan me sakrificë vendin e tyre. Lezha, Mirdita dhe Krubini do jenë pararojë e fitores do ti japin mesazhin më të fortë se ky vend nuk është në shitje se ky vend nuk është për tu përdorur për për tu respektuar më 11 maj për fëmijët tonë. Me vullnetin tonë për Sali Berishën burrin që nuk e tradhtoi kurrë këtë komb”, tha Gjoka.