Tensionohet situata në Vorë! Banda e Xhabaftëve ushtron presion ndaj votuesve, ndërhyn Noka

Banda e Xhabaftëve të Vorës ka vazhduar presionin ndaj votuesve në këtë zonë.

Kjo situatë është tensionuar kur aty ka mbërritur sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në këtë zonë, duke u kërkuar që të largohen nga qendra e votimit.

Por mbërritja e Nokës dhe Albana Vokshit i ka acaruar personat që rrinin aty.

Njëri prej tyre i identifikuar si Bert Xhabafti ishte dhe personi që u përplas me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, duke i kërkuar edhe arsye se pse kishte ardhur aty.

Noka u ka kërkuar që të mos intimidojnë votuesit dhe të largohen nga qendra e votimit në bashkinë e Vorës.

Image

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …