Shkreli: Qytetaria shkodrane do të fitojë ndaj narko-shtetit! Votoni, votoni, votoni!

Kryetarja e PD në Shkodër, Eliona Shkreli në një deklaratë për mediat këtë të diel, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime, duke e cilësuar këtë ditë si moment vendimtar për ndryshimin që qytetarët e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë kanë pritur.

Ajo ka akuzuar qeverinë “Rilindase” dhe kryebashkiakun Benet Beci për varfërim dhe shkatërrim të qytetit, duke theksuar se sot është dita për t’i kthyer dinjitetin Shkodrës përmes votës së lirë.

Deklarata e plotë

Përshëndetje!

Sot është një ditë e rëndësishme për Shkodrën dhe Shqipërinë!

Sot kemi në dorë ndryshimin e shumëpritur. Sot kemi mundësinë, përmes votës tonë të lirë, të refuzojmë qeverinë Rilindase dhe qeverisjen e Becit që sollën vetëm shkatërrim dhe varfëri për Shkodrën!

Dilni masivisht në votime, pjesëmarrja e secilit prej jush, bën ndryshimin e madh. Një votë ka rëndësi të jashtëzakonshme në ndryshimin e sistemit neokomunist që ka persekutuar Shkodrën në këto 12 vjet!

Përpara se të votoni dhe të zgjidhni alternativën, mendoni për mungesën e investimeve, rritjen e çmimeve, rritjen e të gjitha taksave dhe tarifave vendore, rritjen e çmimit të ujit, kthimin me pagesë të autostradave të veriut ndryshe nga jugu që i ka pa pagesë, një diskriminim i pastër ndaj veriorëve!

Mendoni për shpopullimin masiv të shkodranëve, të rinjve e të rejave, famijjeve të tëra që kanë lënë Shkodrën në mungesë të shpresës dhe thellimit të varfërisë!

Dilni dhe votoni, sot do bëjmë ndryshimin e madh! Fitorja jonë është e padisjutueshme pasi pjesëmarrja dhe shifrat po flasin qartë për një fitore të sigurt të Partisë Demokratie dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore!

Sot është dita që të gjithë bashkë t’i kthejmë dinjitetin Shkodrës tonë dhe të dënojmë me votë narko shtetin e Edi Ramës dhe Benet Becit! Sot ata kanë rënë sepse sot vendos qytetaria shkodrane dhe jo krimi e droga!

Së bashku për ndryshimin e madh!

Votoni, votoni, votoni!

About Redaksia

Check Also

Një histori me prostituta e ministrit të ri të Ramës

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 1992. Gjashtë diplomatë shqiptarë janë arrestuar e më …