Krimi zgjedhor i PS/ Këlliçi: Pse Braçe i mohon ‘punonjësit’ e zyrës së tij personale që ia futën vrapit?!

Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi nga ‘skena e krimit’ shumë pranë QV te gjimnazi ‘Petro Nini’, në rrugën ‘Marko Boçari’ ka kapur në flagrancë krimin zgjedhor, ku kandidati për deputet i PS, Erion Braçe e kishte kthyer një zyrë personale në zyrë patronazhimi dhe devijimi vote të qytetarëve.

Pasi është future brenda zyrës së krimit, Këlliçi është shprehur se Braçe ka pretenduar se e ka ambient personal, ndërsa ka deklaruar gjithashtu se nuk I njeh personat që kanë qenë prezentë së bashku me të në zyrë.

“Është zyrë eklektorale e PS, kemi marrë denoncim për krim zgjedhor, duke blerë votat me para. Kemi ardhur për të bërë konstatimin në terren, kanë qenë 6-7 persona që punonin me lista e laptopë, kanë tërhequr e mbyllur derën. Kanë hequr hartën e gjërat dhe ia kanë futur vrapit.

S’ka përse të vërë kapuç e të marrë çantën e të ikë me vrap?! Erion Braçe ka pretenduar se është zyra e punës, zyrë personale e tij. Kam gjetur një situatë të rënduar dhe një që mbronte Braçen është më precedent të theksuar penal. Është e paprecedentë ajo që ka ndodhur e kam telefonuar 6 herë policinë. Nuk vinte patrulla e policisë së shtetit. I kam tel Dr.të Policisë së Tiranës, pasi mund të shkonte në konfrontim e situatës pas 30 minutave ka ardhur.

Kam kërkuar këqyrje të zyrës, futemi brenda dhe i tregoj policisë se ikin njerëzit me vrap, ndërsa Braçe thotë s’i njoh. Ti gjejë Belindi e Policia e Shtetit. PD i janë hequr zyra elektroale, pse kemi qenë 100 m nga QV, kjo është është 30 metra te Petro Nini. Është e paloguar, e pa banderuar. Kanë bërë aktivitet të paligjshëm, kanë qenë punonjës të shtetit.

Policia t’i marrë në pyetje këto persona, punonjës shtetit, telefonat e pajisjet elektorale se përse ishin në këtë zyrë?! Task Forca e SPAK, s’më është prgj asnjë njeri. Edhe Kalaja i ka tel, e zyrtare të tjerë s’ka pasur asnjë qëndrim.

Pse ia kanë futur vrapit dhe janë fshehur nëse Braçe thotë që s’i njoh?! Nëse e ka zyrën e tij elektorale të deklarojë kush janë, çfarë dokumentesh kishin dhe zyra që s’është e deklaruar?!

Ka ardhur zv.drejtori i Policisë së Tiranës, shefi i kom 2. Ka pasur diskutime për këtë situatë, e t’i identifikojë Braçe. Një drejtoreshe shteti ia fut vrapit. Konstatuam ne një vepër penale ndaj erdhëm. Task Forca e SPAK që është in-ekzistenete të hetojë këtë rast flagrancë. Do qëndroj deri sa të ketë vendim për të bërë kallëzim zyrtar në kom 2 dhe prok Tiranë. Meqë i kemi kapur në flagrancë duke blerë vota, e duke mos deklaruar ambientet e votës, do qëndrojmë këtu deri sa të zbardhet ngjarja”, u shpreh Këlliçi

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …