Berisha: Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të aleancës tonë

I pyetur nga gazetarët për rezultatet, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Berisha tha se, unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut ato që ndodhin dhe ne gjatë gjithë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë të gjitha përpjekjet antiligjore të bëra në të katër anët e vendit.

“Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të aleancës tonë.

Të gjithë treguesit.

Edhe rritja e ndjeshme e përqindjes në votime në zonat tona është një ogur i bardhë për rezultatin e aleancës tonë.

Unë kurrë nuk flas për përqindje dhe për numra pa dalë ato.

Nuk kam unë ndonjëherë dëshirë për të bërë rolin e profetit.

Ja, ai merr Batonin si gënjeshtar në gatishmëri.

Unë nuk bëj ashtu, unë pres sovranin…

…Unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut ato që ndodhin.

Dhe ne gjatë gjithë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë të gjitha përpjekjet antiligjore të bëra në të katër anët e vendit.

Por të dërgosh banda për të rrethuar KZAZ-të është një përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin, por kjo nuk do ndodhë sepse komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta dhe të prera.

Përgjegjësia për të gjitha këto është e Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …