OSBE/ODIHR i heq legjitimitetin zgjedhjeve: Të pabarabarta, blerje votash, kërcënime, avantazh i padrejtë i Partisë në qeveri

Me një qëndrim të qartë refuzues të masakrës elektorale dhe me një gjuhë diplomatike, OSBE/ODIHR ka delegjitimuar farsën elektorake të 11 majit.

Kreu i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 majit tw OSBE/ODIHR, Ambasadori Lamberto Zannier tha se procesi elektoral u zhvillua në kushte të pabarabarta mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo ishte kryefjala e misionit të vëzhguesve që u deklarua nga të gjithë të pranishmit.

Po ashtu të gjithë drejtuesit e misionit nënvizuan kërcënimet dhe blerjen e votave, presionin ndaj administratës dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore.

Ai tha qeveria shpalosi programe madhore si dhe fali gjobat pak ditë para ditës së votimeve.

“Një rol i rëndësishëm i vëzhguesve afatgjatë është edhe ndërveprimi me popullatën lokale. Ne kemi dëgjuar vazhdimisht shqetësime për presione nga nëpunës të administratës publike, përdorim të burimeve shtetërore që u pa edhe nga monitoruesit në shumë raste ku u shpallën programe të mëdha edhe një ditë para zgjedhjeve apo falja e gjobave. Këto praktika i dhanë një avantazh të padrejtë partisë në pushtet duke çuar në kushte të pabarabarta garimi”, tha ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Po kërkon shpëtim/ Rama kalon natën në Manastirin e Madh të Vatopedit në malin Athos

Rama, ka vizituar Malin e Shenjtë Athos në Greqi, në një vizitë që, sipas raportimeve, …