Pse SPAK nuk heton për paratë e krimit dhe korrupsionit që manipuluan zgjedhjet?

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për korrupsion aktiv në zgjedhje. Procedimi penal është hapur pas materialeve të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ku rezulton se një grup personash kanë ofruar para për të korruptuar votues në Qarkun Kukës, duke kërkuar që ata të votojnë për partinë PSD.

Në njoftimin zyrtar, SPAK bën të ditur se në datën 10 maj 2025, gjatë një operacioni të përbashkët të SPAK dhe Policisë së Kukësit, është arrestuar në flagrancë shtetasi Kalosh Peposhi, ndërsa nga kontrollet e kryera në vendngjarje, janë sekuestruar prova të rëndësishme, përfshirë 205.500 lekë dhe 525 euro, një aparat celular dhe një automjet të markës “Mercedes Benz”. Pavarësisht arrestimit të Kalosh Peposhi, një tjetër person, shtetasi Gazmend Peposhi, kryeplak i fshatit Lusen, Kukës, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Tani që kutitë janë mbyllur dhe po numërohen votat, SPAK kërkon të lajë mbetjet me ndonjë “aksion” imagjinar. Ndërkohë që masakra zgjedhore është krejt e dukshme dhe veprimet e organit të akuzës janë totalisht të përgjumura, veprime të konstatuara jo vetëm nga opozita, mediat por edhe nga ndërkombëtarët, SPAK dashka të na mbushe mendjen se po heton krimet zgjedhore pasi ka shpallur ne kërkim një kryeplak.

Edhe atë ta procedojë. Por SPAK nuk veproi në mes të Tiranës kur një krim i madh zgjedhor po ndodhte LIVE ne ekranet e televizioneve shqiptare. E në të njëjtën linjë me SPAK edhe policia e shtetit nuk e vinte ujin në zjarr as pas 6 thirrjeve telefonike nga drejtuesi politik i PD në Tiranë Belind Këlliçi. E si mund të kesh besim tek një strukturë e tillë e gjitha në Shërbim të Ramës dhe diktaturës që instalohet kryesisht me manipulimin e votës së shqiptare. SPAK hesht ashtu siç ka heshtur për dhjetëra afera miliona eurosh te qeveritarëve që me paratë e korrupsionit që nuk u hetua kurrë nga SPAK vodhën e blenë votat e shqiptarëve.

Njoftimi zyrtar i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.83/2025 për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Procedimi penal u regjistrua mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. Nga të dhënat e siguruara rezulton se një grup personash, përmes veprimeve aktive u kanë premtuar dhe ofruar shuma monetare disa shtetasve në Qarkun Kukës, duke i kërkuar të votojnë për një subjekt të caktuar politik, pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Në datën 10.05.2025, në orën 22:00, gjatë një operacioni të SPAK dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P. Këtij shtetasi iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumat monetare; 205.500 lekë të reja dhe 525 euro, një aparat celular (Iphone) dhe një automjet (Mercedes Benz). Në kërkim është shpallur shtetasi G.P, me detyrë kryeplak i fshatit Lusen, Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit G.P. dhe K.P. janë përfshirë me veprime aktive, duke u premtuar dhe ofruar shuma monetare shtetasve votues në njësinë administrative Ujmisht, në fshatrat Lusen, Matranxhë, Bushtricë të rrethit Kukës, për të votuar në favor të subjektit politik, Partia Social Demokrate (PSD), subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet për Kuvendin 2025, duke kryer elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të  Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë penale personat, të cilëve morën shumat monetare, në këmbim të votave të tyre për subjektin politik.

Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës për bashkëpunimin në kryerjen e hetimeve lidhur me këtë procedim penal.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Çuçkës së PS me fituesen e tenderave abuzivë: Sa më shpejt plz, je yll…

Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, komediani Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga …