Fitorja e PD në Mirditë, kryetari i Bashkisë falenderon qytetarët: Mirënjohje për maturinë dhe besimin!

Pas fitores të Partisë Demokratike në njësinë zgjedhore të Mirditës në zgjedhjet e 11 majit, ka reaguar kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi.

Në një deklaratë publike, Mëlyshi shprehu falënderime për qytetarët mirditorë, duke vlerësuar qetësinë, maturinë dhe përkushtimin e tyre gjatë procesit zgjedhor.

“Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë Ju qytetarë të Mirditës, për maturinë, qetësinë dhe vlerësimin që treguat në zgjedhjet e 11 majit. Vullneti juaj u shpreh qartë dhe me aq kujdes e përkushtim do jetë edhe përgjegjësia jonë”, u shpreh Mëlyshi.

Ai gjithashtu falënderoi të gjithë kandidatët e Qarkut Lezhë, veçanërisht ata të Mirditës, për një fushatë model dhe qytetare. Vlerësime të veçanta u adresuan edhe për komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit, për profesionalizmin dhe seriozitetin në përmbushjen e detyrës.

“Shpresoj që vullneti juaj të reflektohet mirë në investimet që Mirdita ka nevojë”, përmbylli deklaratën e tij kreu i bashkisë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush! PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s’ka  gjë më antidemokratike 

Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni …