Berisha thërret drejtuesit politikë të qarqeve në takim në selinë e PD

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dërguar një mesazh urgjent për të gjithë drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, duke i kërkuar që të paraqiten sot në orën 20:30 në selinë qendrore të PD-së, për një takim të jashtëzakonshëm.

Në mesazhin e tij, Berisha thekson se pjesëmarrja është e detyrueshme dhe nuk do të ketë asnjë përjashtim.

Takimi pritet të jetë vendimtar për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë Partia Demokratike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe protestës që ka thirrur të premten e 15 majit, që korrespondon edhe me samitin e BE-së që do të mbahet në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Pas tubimit para Kryeministrisë, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore në Tiranë vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa studentë, të rinj, pedagogë …