Masakra zgjedhore/ Noka: Edi Rama dhe banda e tij nuk do të kenë qetësi!

Mbështetësit e opozitës shqiptare janë grumbulluar në bulevardin ‘Zogu i Parë’, në kryqëzimin te Ministria e Drejtësisë, pranë sheshit ‘Skënderbej’, ku mbahet samiti i liderëve europianë.

Duke folur për mediat sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka deklaroi se opozita nuk mund të pranojë ‘kurrën e kurrës’ atë që e quajti tjetërsim të votës së shqiptarëve.

“Patronazhimi, përdorimi i administratës dhe bandave kriminale ishin ato që ndikuan në tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Kjo nuk mund të pranohet kurrën e kurrës.

Faktori ndërkombëtar e vuri gishtin mbi plagë. 750 000 pensionistëve iu ble vota me 100 euro. Falja e 150 000 gjobave dy ditë para zgjedhjeve, blerje vote është.

Edi Rama nuk do të ketë qetësi, as banda e tij. Misioni i PD nuk është pushteti por shenjtërimi i votës në Shqipëri. Dilni takoni sot qytetarët, në 10 qytetarë, 7 thonë se kanë votuar Partinë Demokratike”, tha Noka për mediat.

About Redaksia

Check Also

“Duart e pastra” dhe heqje imuniteti/ Ish-ministri socialist paralajmëron largimin e Ramës nga Shqipëria

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2CNN, deklaroi se Shqipëria sot ngjan me …