Lubonja: Kryeministri si partia-shtet, liderët e BE duket sikur vijnë e takojnë Xi Jin Ping-in

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ngjarjet e ngjeshura të javës në Shqipëri, përfshirë zhvillimin e etapës së Giro d’Italia, zgjedhjet dhe Samitin e liderëve të Bashkimit Europian, duke ngritur akuza ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama përfaqëson vendin.

I ftuar në studion e News 24, Lubonja theksoi se, vendi po drejtohet si “parti-shtet”, ku pushteti përfaqësohet nga një njeri i vetëm. “Këta liderët e BE vijnë këtu dhe ylli i Samitit është logoja e Ramës në fushatë. Sikur jemi partia-shtet, duket sikur vijnë e takojnë Xi Jin Ping-in”, tha ai, duke e krahasuar qeverisjen me atë të një regjimi autoritar.

“Europa e përdor Shqipërinë për interesat e saj”, u shpreh ai, duke shtuar se shqiptarët duhet të çlirohen nga kompleksi i varësisë ndaj ndërkombëtarëve. Lubonja theksoi se, sa më shumë zullume që ndodhin, aq më shumë e thellon pushtetin Rama, duke krijuar një realitet ku kontrolli politik dhe propagandistik mbulon problematikat serioze të vendit.

Lubonja: E shoh si skenar, që këtë javë ka qenë Giro d’Italia, zgjedhjet dhe Samiti. Këta liderët e BE vijnë këtu dhe se ylli i Samitit ishte ajo logo, që dilte Rama në fushatë elektorale. Sikur jemi partia-shtet, sikur vijnë e takojnë Xi Jin Ping. Rama, duket si partia-shtet që përfaqëson Shqipërinë. Sa më shumë zullume, aq më thellë fiton Rama. BE angazhohet për shtet të së drejtës, e këtu është narko-shtet, duke ngritur kulla e bëjnë sikur nuk i shikojnë. Europa e përdor Shqipërinë për interesa të saj. Duhet të çlirohemi nga kompleksi i ndërkombëtarëve.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …