Faktet e vjedhjes së votës së diasporës në Greqi nga patronazhistët e Ramës dhe Ballës!

Pas vendimit absurd të Kolegjit Zgjedhor, që u rreshtua krah Ramës në masakrën elektorale në vend, këshilltari ligjor i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logu ka renditur faktet që dokumentojnë të gjitha shkeljet me votën e diasporës në Greqi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Logu e nis me shkeljet e kontratës me KQZ-në nga ana e operatorit postar, që sipas tij, nënkontraktoi operatorë lokalë që nuk garantonin sigurinë e votës.

Logu tha se, Partia Demokratike nuk do të lejojë që vullneti i patronazhistëve të Ramës dhe Ballës, të lexohet si vullneti i zgjedhësve shqiptarë në Greqi.

Reagimi

Operatori postar shkeli kontratën me KQZ-në, duke nënkontraktuar operatorë lokalë që nuk garantonin sigurinë e votës.

Nga data 17 prill deri më 4 maj, nga Greqia erdhën 17 mijë zarfe, rreth 1 mijë zarfe në ditë.

Më 4 maj, Edi Rama deklaroi në Gjirokastër se procesi në Greqi u bë mish mash.

Të njëjtën ditë, Taulant Balla me grupet e patronazhimit u nis drejt Greqisë.

Nga data 5 maj deri më 11 maj, nga Greqia erdhën 36 mijë zarfe, rreth 6 mijë zarfe në ditë.

Zarfe zgjedhore u gjetën në hyrje pallatesh, në lulishte, të hedhura në tokë me papërgjegjshmëri.

Zarfet nuk u dërguan në adresë të zgjedhësit, por u ngritën pika në qytete të ndryshme të Greqisë.

Shpërndarja dhe dorëzimi i zarfeve u bë pa u verifikuar identiteti i zgjedhësit dhe pa nënshkruar marrjen personalisht.

Patronazhistët u paraqitën në pikat e operatorëve postarë, tërhoqën zarfet, i plotësuan dhe dërguan drejt Shqipërisë.

Mijëra qytetarë që u paraqitën për të marrë zarfin e tyre iu tha se zarfi i tyre ishte marrë tashmë.

Shkeljet flagrante të ligjit cenuan rëndë fshehtësinë e votimit dhe lejuan votimin e shumëfishtë.

Mijëra zarfe të ardhura nga Greqia nuk reflektojnë vullnetin e zgjedhësve, por atë të patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike nuk do të lejojë që vullneti i patronazhistëve të Edi Ramës dhe Taulant Ballës të lexohet si vullneti i zgjedhësve shqiptarë në Greqi.

Asnjë votë që KQZ nuk sjell provën që është marrë dhe dorëzuar personalisht nga zgjedhësi nuk do të përfshihet në rezultatin e këtyre zgjedhjeve!

About Redaksia

Check Also

Policia hedh ujë me presion drejt protestuesve, të rinjtë nuk tërhiqen nga bulevardi!

Situata para Kryeministrisë ka përshkallëzuas vetëm pak momente më parë. Një autobot i blinduar që …