Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve zgjedhore, duke e cilësuar atë si “farsën më të shëmtuar elektorale të 34 viteve në Shqipëri”.
Berisha, në një deklaratë për mediat, theksoi vendosmërinë e forcës politike që drejton për të denoncuar çdo parregullsi, blerje vote apo shkelje të ligjit, ndërsa shprehu bindjen e tij të thellë se faktori ndërkombëtar do të qëndrojë në anën e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.
“Absolutisht kam bindjen më të thellë, se faktori ndërkombëtar do të qëndrojë i palëkundur në anën e votës së lirë të shqiptarëve.
Jam shumë i bindur në këtë.
Janë shumë të paktën ata që për hir të karriges së Edi Ramës, do të pranonin të sakrifikonin të drejtën e votës së lirë të shqiptarëve.
Ne do të dokumentojmë çdo blerje, çdo dhunim të hapur, publik dhe të fshehur të ligjeve të vendit.
Zgjedhjet ishin farsa elektorale më e shëmtuar e 34 viteve në Shqipëri.
Kjo është e vërteta…
Partia Demokratike do të angazhohet si në lëvizje të fuqishme të fuqishme brenda vendit, por dhe në dialog intensiv dhe takime intensive me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere mike, për të vërtetuar të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të datës 11 maj 2025”, tha Berisha.