Berisha paralajmëron: Të gjitha ambasadat e narkodiktatorit do të rrethohen

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur procesin zgjedhor të 11 majit si “farsën më të shëmtuar elektorale në 33 vite demokraci në Shqipëri”.

Ai u shpreh se Partia Demokratike do të nisë një fushatë të gjerë për dokumentimin e parregullsive dhe dhunimit të ligjit gjatë zgjedhjeve, duke paralajmëruar se betejat nuk do të zhvillohen vetëm brenda vendit, por edhe në skenën ndërkombëtare. Gjithashtu Berisha theksoi se të gjitha ambasadat e narkodiktatorit do të rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendeve.

Sali Berisha: Ne do të dokumentojmë çdo blerje, çdo dhunim të hapur publik dhe të fshehu të ligjeve të vendit. Zgjedhjet ishin farsa më e shëmtuar e 33 viteve në Shqipëri, Farsa elektorale më e shëmtuar.

PD do të angazhohet në mbrojtje të votës si në lëvizje të fuqishme brenda vendit, por dhe në dialog intensiv dhe takime intensive me organizata ndërkombëtare, dhe vendet partnere mike për të vërtetuar të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të datës 11 Maj.

Beteja është e hapur në të gjitha frontet, garantoj që shpejt do të jetë dita kur ambasadat e narkodiktatorit të rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendeve nga populli që iu shkelmua vota. Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më te egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve. Kam bindjen e thellë se këtë mandat nuk do ta gëzojë. Dhe do të përgjigjet për këtë masakër elektorale që bëri, haptas pa asnjë kufizim

About Krye Redaktor

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …