Zgjerohet skandali me votat e emigrantëve! KQZ numëron më shumë vota se votues

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ka nxjerr publikisht vetë në pah, masakrën që është bërë me votat e emigrantëve shqiptarë. Statistikat zyrtare të KQZ-së, dëshmojnë se zarfet e emigrantëve janë mbushur në mënyrë aq të pakontrolluar, sa që numri i votave të numëruara është më i madh se i zarfeve që kanë mbërritur nga diaspora. Konkretisht, skandali legjitimohet nga vetë institucioni i organizimit të zgjedhjeve, në 3 qarqe të vendit, dhe ndalemi përkatësisht në secilin prej tyre.

Në këtë tabelë, që i referohet statistikave për Qarkun e Shkodrës, KQZ thotë kanë mbërritur 13533 zarfe nga diaspora, por në krah të kësaj shifre, paraqitet një e dhënë tjetër që thotë se janë numëruar për këtë qark 13959 vota. Pra sikur asnjë pretendim për manipulim të procesit të mos jetë i saktë, vetëm kjo e dhënë nga vetë KQZ, tregon se 426 vota janë numëruar mbi shifrën e zarfeve të mbërritura.

Së dyti, ndalemi në qarkun e Kukësit. Në këtë qark, thotë KQZ, nga 2917 zarfa janë numëruar 3003 zarfe/

Rasti i tretë i njëjtë, paraqitet në Tiranë. Sipas KQZ-së, nga 42 402 zarfe në total, janë numëruar 43 773 vota. Pra numri i votave të regjistruara është më i lartë si i zarfeve të mbërritura.

Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, gjatë një konference për mediat nuk dha një përgjigje të qartë për këtë situatë absurde ku numri i votave të llogaritura është më i lartë se numri i zarfeve të ardhura nga diaspora.

Partia Demokratike, ka insistuar, se me votat e emigrantëve është shkelur ligji, teksa denoncon se në shumicën e rasteve, nuk kanë votuar qytetarët, por patronazhistët socialist.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …