Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në krye të amnistisë së masakrës elektorale që ka ndodhur më 11 maj, qëndron vetë kryeprokurori i Posaçëm Altin Dumani, një shërbëtor që mbron interesat e Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit.
Nga SPAK, në deklaratën e tij për media, Berisha tha se PD ka dorëzuar gjatë fushatës elektorale mbi 15 kallëzime, ndërsa shtoi se nuk ka pritshmëri që ato të hetohen, referuar edhe të gjitha padive të tjera të depozituara nga demokratët në zgjedhjet e mëparshme.
“Çfarë mendon ti, se nuk nxjerrin mësim prokurorët nga ai akt që ndodhi? Nxjerrin, pra detyrohen të heshtin. Edhe po të kenë vullnet, me provën që u bë, ata do heshtin’, theksoi Berisha.
PD ka dorëzuar gjatë fushatës elektorale mbi 15 padi, të cilat natyrisht do kenë fatin e të gjitha padive të tjera, sepse në krye të amnistisë së krimit elektoral, qëndron ai që amnistoi dosjet 184 dhe 339, qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama.
Ne kemi dorëzuar edhe gjatë fushatës me dhjetëra padi.
…Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Erion Veliajt, se ti e njeh këtë strukturë këtu. Nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Altin Dumanit për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Se unë i kisha kërkuar njëherë… paçka se djalin e ka pasur kandidat për deputet të PS.
Me një fjalë, për të mbrojtur Dumanin, ia veshën të gjitha ato që kishte bërë Dumani, Olsi Dados.
Çfarë mendon ti, se nuk nxjerrin mësim prokurorët nga ai akt që ndodhi? Nxjerrin, pra detyrohen të heshtin. Edhe po të kenë vullnet, me provën që u bë, ata do heshtin”, tha Berisha.