Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim!

Kryetari i PD, Sali  Berisha vlerësoi figurën e Ilir Alimehmetit, një nga kandidatët e PD-së në zgjedhjet e 11 majit i cili në zgjedhjet e 11 majit vërtetoi se ishte veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar.

“E vërteta është se nuk e humbi fare. Ai është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së dhe tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë që kanë qytetarët për të.

Natyrisht listat mund të ishin në disa lloje, por fakti që ai mblodhi ato vota, dëshmoi se ai është një veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar.

Unë nuk besoj se vetëm parlamenti është përfaqësim, një parti ka shumë përfaqësime.

Shumë mirë që e morët zotin Ilir shembull.

Vërtet ai është një intelektual me pëlqyeshmëri të lartë dhe reputacion shumë të mirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Masakra elektorale/ Tabaku: Pranoni të vërtetat, në shtator rezolutë për 11 majin!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën në pushtet se është …