Berisha dorëzon dokumentacionin për të garuar për Kryetar të PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të garuar si Kryetar i PD në zgjedhjet që do zhvillohen në 22 maj.

Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit të atyre që duan të kandidojnë për kreun e PD është data 7 maj. Berisha ka dorëzuar dokumentat një ditë para përfundimit të afatit.

Në Kuvendin e 30 prillit u miratuan ndryshimet statutore dhe u caktua 22 maji si datë kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Sekretarit Rubio për 28 Nëntorin/ “Shqipëria e rrezikuar nga krimi i organizuar dhe kartelet e drogës”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh urimi për popullin shqiptar me …

Leave a Reply