Video/ Frikë dhe panik në mes të Tiranës, i riu i merr armën policit dhe tenton të qëllojë ndaj qytetarëve

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë ku si pasojë është krijuar frikë dhe panik tek qytetarët.

Konflikti raportohet se ka nisur fillimisht brenda një lokali dhe më pas ka vijuar në rrugë, ku janë përfshirë dhe persona të tjerë.

Sipas JOQ, një person ka dhunuar policin që ndërhyri dhe i ka marrë pistoletën duke tentuar të qëllojë ndaj qytetarëve të tjerë.

Siç shihet edhe në video, kalimtarët kanë ndërhyrë menjëherë dhe gjatë përleshjes mes personit agresor dhe policit, arma ka përfunduar në anën tjetër të rrugës. Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi i këtij sherri mes të rinjve.

 

 

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …