Këlliçi: Alibeaj nuk është i mandatuar nga PD për të negociuar me qeverinë për Presidentin

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Belind Këlliçi tha për Syri Tv se Enkelejd Alibeaj nuk është i mandatuar nga PD dhe asnjë forum i lartë i kësaj partie për të negociuar me qeverinë për Presidentin.

Këlliçi theksoi se s’mund të përfaqësojë siglën e PD dhe vullnetin e demorkatëve ndërsa theksoi se ka marrë fund koha kur Balla dhe Rama përcaktonin me kë do negocionin brenda selisë blu.

Ndër të tjera deputeti demokrat e quajti Alibeajn të degraduar politikisht dhe një ministër të Ramës për marrëdhëniet me PD.

“Të diskutojmë kë njeh Rama për negociator nga ana e PD, tregon se sa ka degraduar pushteti dhe ato individë që i shërbejnë kauzës së Edi Ramës.

Alibeaj s’është i mandatuar nga grupi parlamentar i PD dhe asnjë forum i lartë i PD për të negociuar në emër të PD për Presidentin.

Alibeaj mund të flasë në kapacitetin e tij individual, por që të përfaqësojë siglën e PD dhe vullnetin e demorkatëve e opozitarëve, s’e ka mandatuar askush.

Koha kur Rama e Balla përcaktonin qoftë linjën politike të PD apo me kë negocionin në PD ka marrë fund. Alibeaj ka degraduar politikisht deri në këtë pikë.

Alibeaj është ministër i Ramës për marrëdhëniet me PD se sa është kryetar i shkarkuar i grupit parlamentar të PD. Kjo çështje i përket demokratëve. Ai është shkarkuar më 30 prill nga kreu i grupit.

I takon Rithemelimit për të përcaktuar një komision që do negociojë me qeverinë për çështjen e Presidentit”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …

Leave a Reply