?????????????????????????????????????????????????????????

Zhupa: Me zë dhe figurë, ja si u shkatërrua vota e diasporës!

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Sarandën, Ina Zhupa, në një postim në rrjetin social Facebook, ka denoncuar ashpër procesin e votimit të diasporës, duke deklaruar se ai është shkatërruar qëllimisht dhe me skema të dyshimta. Zhupa thekson se zarfat e votave nuk kanë ardhur sipas kontratës përmes DHL, por përmes “Postës së Ramës” dhe mjeteve të tjera të paautorizuara, siç i quan ajo, “thasët e Taulantit”.

Reagimi

Me zë dhe figurë si është shkatërruar votimi i diasporës!

Zarfat nuk kanë ardhur me DHL (sipas kontratës) por me Postën e Ramës dhe mënyra të tjera si psh me thasët e Taulantit. Edhe kjo përkon me kohën kur deklaruan mish mashin dhe që do i mbushnin vetë!

Votat qartësisht nuk janë më të rregullta dhe është minuar integriteti i procesit.

Është njëlloj sikur në votimin në Shqipëri dikush të shkonte me fletën e vet me vete dhe të lejohej ta hidhte direkt në kuti!!!

Nga votat e thasëve të Taulantit, PD në qarkun e Vlorës humbi një mandat, duke shtuar akoma më shumë shkelje një procesi të brendshëm me skema po aq kriminale.

About Redaksia

Check Also

Refuzimi i komisioneve hetimore/ Bardhi: Vullneti i PS është për të zeruar opozitën dhe çdo institucion

Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet ankimimi i deputetëve të PD për refuzimin nga Kuvendi të …