Rama kërcënoi kandidatët socialistë se duke kërkuar pamjet filmike të numërimit të votave “do ta ushqenin qenerinë mediatike”. Rama paralajmëron se edhe nëse i marrin këto pamje rezultati nuk do të ndryshojë duke marrë përsipër manipulimin dhe mbushjen e kutive.
Rama i quan edhe një herë mediat “qenëri’ sepse e di që ato nuk reagojnë kur ai i poshtëron publikisht sepse ka tredhur pronarët e tyre.
Por, paniku që ka kapur Ramën nga kërkesa e disa socalistëve për marrjen e pamjeve filmike të rinumërimit tregon se pas procest të mbushjes së kutive për kandidatë e tij të preferuar jo vetëm brenda së majtës qëndron ai vetë.
Mesazhi
“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!
Natyrisht që nuk mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër dhe unë dua që kështu të mbetemi do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.
Sepse së pari humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.
Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.
E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi.
”, shkruan Rama mes të tjerash në mesazhin e tij dërguar kandidatëve të PS.