Nga Redin HAFIZI
John F. Kennedy ka thënë: “Kush bën revolucionin paqësor të pamundur, bën revolucionin e dhunshëm të paevitueshëm”. Demokracia në vetvete është revolucion. Ndërkohë që vota është revolucioni më i fuqishëm, më paqësori, më efektivi dhe më i mirë. Ndërkohë pas zgjedhjeve të fundit revolucioni paqësor përmes votës u bë i pamundur dhe Shqipëria u kthye në diktaturë totale.
Në kohën e Çausheskut, Bukureshti quhej si Parisi i lindjes, pasi kishte ndërtime të shumta e luksoze të të njëjtit stil. Ndërkohë Franca ishte mbështetëse e diktaturës së çiftit Çaushesku pa u merakosur se popullsia vuante jo vetëm mungesën e lirisë dhe të drejtave njerëzore, por shpesh nuk mund t’i mbijetonin varfërisë ekstreme. Ndërkohë çifti Çaushesku deklaronin se edhe ata bënin të njëjtën jetë si gjithë Rumunët e tjerë, ndërkohë që në Paris familjarët e tyre bënin jetë sheikësh. Ishte për shkak të kësaj varfërie që apartamentet e ndërtesave luksoze në Bukuresht ishin bosh, thjesht fasadë.
Megjithatë çifti Çaushesku mbështetej nga Franca vetëm për shkak të një kryeneçësie të tyre përballë sistemit politik të Gorbaçov. Më në fund qytetarët nuk pyetën për simpatitë e Francës, por u ngritën dhe në fund i ekzekustuan Nikolae dhe Elena Çaushesku në oborrin e një shkolle. Ky është fundi i çdo çifti diktatorësh që jo vetëm vrasin, shtypin, varfërojnë, përzënë qytetarët, por edhe i tallin ata duke deklaruar se bëjnë një jetë të thjeshtë si çdo qytetar tjetër. Kjo është e tmerrshme.
Kjo histori e fundviteve ‘80 më erdhi ndërmend kur gruaja e Edi Ramës deklaroi në një tv se bënte jetë të thjeshtë, larg privilegjeve kryeministrore kur vila e saj në Surrel është një kështjellë e vërtetë. Pra me cinizëm ajo kërkon të tallet me atë që në të vërtetë është jeta e shumicës së Shqiptarëve, jeta e atyre që kanë vetëm privilegjin e jetës që ua ka dhënë Zoti, por që po ua merr Rama pak nga pak përnes varfërisë. Është e tnerrshme kur çifti Rama i shtyp dhe i tall qytetarët e varfër.
Në të njëjtën kohë ngjashmëria është edhe tek vizioni i njëjtë i Ramës me Çausheskun në ndërtimet gjigande e luksoze në kryeqytet duke i përdorur si një fasadë zhvillimi për Tiranën. Ashtu si në Bukureshtin e Çausheskut edhe në fasadën e Tiranës e ngjashmja është se shumica e apartamenteve janë bosh, pasi nuk i përgjigjen standartit të jetesës së Shqiptarëve. Sot qytetarët e Shqipërisë janë qytetarët më të varfër në Europë, madje shumë janë nën nivelin e jetesës. Më shumë se gjysma e popullsisë janë larguar nga vendi.
Megjithatë presidenti Francez e mbështet çiftin e diktatorëve në Shqipëri ashtu si edhe dikur shprehnin simpatinë për çiftin Çaushesku. Macron e përdor çiftin e kllounëve për çdo lëvizje që kërkon të bëjë në zonën e Ballkanit dhe si spiun në çdo lëvizje të Amerikanëve në rajon. Kryeministri Shqiptar ka gjetur strehë vetëm në prehërin e Macron, kur Amerikanët, nën presidencën e Trump e kanë refuzuar diktatorin Shqiptar me neveri.
Edi Rama është kllouni politik dhe bashkëshortja e tij është bashkëpunëtore e kllounatës në fushën e aktivizmit shoqëror. Ajo pretendon se shpesh ka luftuar për të drejtat e grave, por u martua me një individ që njihet botërisht si një dhunues kronik i grave dhe nuk kishte se si kjo lloj dhune të mungonte në tërësinë e personalitetit të dhunshëm të kryeministrit aktual Shqiptar. Pra shumë ngjashmëri mes dy çifteve diktatiriale, por një gjë nuk e kanë ende të ngjashme, fundin dhe le të shpresojmë që Shqiptarët ta heqin çiftin Rama në mënyrë të paqme, pasi askush nuk ia uron atyre dhe familjes së tyre fundin e Çausheskëve.