Berisha vlerëson rolin e Ilir Alimehmetit dhe pyetet për Bashkinë e Tiranës

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se nëse Ilir Alimehmeti do të dëshironte të garonte për kryetarin e bashkisë së Tiranës, mund të zgjidhet nga PD. Sipas Berishës, vendimi i takon Alimehmetit, por nga sa u pa në zgjedhjet e 11 majit, ai ka mbështetje të fuqishme.

“Them pakti që ata performuar në atë shkallë dëshmon reputacionin e tyre dhe ndjej keqardhje që Alimehmeti nuk është në parlamenti me atë mbështetje që e ka siguruar. Është meritë e tij. Është personalitet me reputacion të lartë. PD nuk ka vetëm parlamentin”, tha Berisha.

I pyetur nga moderatori Endri Xhafo nëse PD do të mbështesë kandidatura të tjera në krye të bashkisë, si Agron Shehaj, Berisha tha se do të mbështeten kandidaturat e koalicionit jo jashtë tij.

“PD mbështet kandidaturat e koalicionit të vet në garën për kreun e bashkisë së Tiranës. Do të kemi kandidaturat tona”, tha Berisha.

I pyetur nëse PD do ti japë deputetë të huazuar partive të vogla si “Mundësia”, Berisha refuzoi duke thënë se kreu i kësaj force politike nuk ka qenë për rrotacion.

About Krye Redaktor

Check Also

Pse vetëm Berisha flet për protesta?

Bledi KASMI Sot vetëm Berisha flet për protesta. Në takime, mbledhje dhe konferenca vetëm ai …