Nga Petrit VASILI
Asnjë interpretim mediatik i akaparuar nga qeveria, i çfardo lloji qoftë, televiziv apo përmes rrjeteve sociale e analistëve sharlatanë nuk mbulon apo justifikon dot në asnjë mënyrë 11 majin.
Emri i vetëm i 11 majit është terrorizem elektoral.
Votime ku në kuti dilnin rezultate me 98%-100%- 120% në favor të qeverisë janë provë e një grabitje elektorale të shfrenuar të dalë duarsh ku çdo lloji idioti rilindas vjedh vota si i marrë.
Rezultatet tragjikomike të diaspores ishin prove e një terrorizmi elektoral të shfrenuar qe arrin deri aty sa të diskreditojë krye krejt edhe veten e tij.
Ushtria e patronazhistëve, që mësyu qendrat e votimit, duke patrulluar çdo vend votimi, ishte demostrimi i një shfrenimi mafioz, në funksion të histerisë së mbajtjes së pushtetit pa u kujdesur se po dilnin hapur përpara njerëzve.
Miliona euro të taksave, që u perdorën nga partia në pushtet sikur të ishin fonde partie dhe jo djersa e shqiptarëve ishin prova se terrorizmi elektoral nuk ndalet përpara asgjëje.
Votat u shitblenë dhe u vodhën aq hapur e pa asnjë skrupull nga qeveria, aq sa më në fund shpërtheu edhe vjedhja e votave të njeri – tjetrit duke u berë gazi i botës.
Vend numërimet e votave u bënë si pazari i gjesë së gjallë ku çdo lloj banditi mund të hynte, të godiste e bënte presion duke i shndërruar në vatra talebaneske, që s’kanë asnjë lidhje me zgjedhjet dhe demokracinë.
Asnjë ndëshkim nga KQZ përballë këtyre dhunimeve të Kodit Zgjedhor, që kulmuan me faljen e gjobave prej 200 milionë euro tre ditë përpara zgjedhjeve.
Asnjë ndëshkim nga policia, që u fut nën shalët e kriminelëve dhe banditëve duke u bërë shërbëtor i tyre dhe jo goditësi i tyre.
Asnjë ndëshkim nga Task Forca e drejtësisë, që faktet nuk kishte nevojë as që ti kërkonte sepse konsumoheshin live në Tv.
Raportet e ndërkombëtarëve për 11 majin ishin më të zezat, që zgjedhjet pluraliste kanë parë ndonjëherë në Shqipëri dhe u vulos e zeza në të bardhë, që zgjedhjet ishin të pabarabarta sepse qeveria perdori të gjithë pushtetin, buxhetin, administratën, infrastrukturën, shkollat, spitalet, qëndrat shëndetësore, zyrat, logjistikën shtetërore e policinë dhe i rrembeu e grabiti në mënyrë talebaneske zgjedhjet.
Shqipëria është nën presionin agresiv të terroriznit elektoral.
Shqiptarët nuk votojnë dot të qetë dhe të lirë sepse binomi mafia – pushtet ka shkatërruar zgjedhjet.
Ky është funerali i demokracisë.
Faktet ulërasin dhe janë me mijra.
Asnjë alibi qeveritare apo mediatike e paguar nga qeveria nuk e ndryshon dot këtë.
Përballë terrorizmit elektoral duhet vendosur vetëm revolucioni i njerëzve të lirë, rrugë tjetër nuk ka.