Berisha: Opozita nuk i fiton kurrë farsat elektorale! Do të vazhdojmë betejën pa kthim për votën e lirë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar zgjedhjet e vitit 2025, duke i cilësuar ato si një “farsë elektorale” dhe ka theksuar se opozita nuk mund të fitojë në një proces të tillë.
Ai ka akuzuar qeverinë për përdorimin e shtetit dhe burimeve të tij për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, duke përfshirë shpërndarjen e parave, licencat e dyshimta për kanabis dhe kontrollin e medias.
Berisha theksoi se Partia Demokratike dhe opozita kanë paraqitur një program ekonomik të qartë dhe transformues, por nuk mund të përmbysin farsën e organizuar nga dikaturën për të mbajtur pushtetin.
“Unë mund t’u them se nuk janë zgjedhje këto, kjo është farsë elektorale.
Zoti Stafa, në çdo vend të botës, pothuajse në çdo vend, në 99.9 përqind të vendeve të botës, zhvillohen zgjedhje.
Në vendet e lira zhvillohen zgjedhje reale, në diktatura zhvillohen farsa.
Farsat nuk i fiton kurrë opozita.
Ta kemi shumë të qartë.
Opozita mund të ketë një shumësi problemesh, por një farsë opozita nuk e fiton kurrë.
Farsa nuk fitohet, sepse në qoftë se ti shpërndan 100 euro për 48 përqind të votuesve, në qoftë se ti fal 200 milionë euro gjoba dhe interesa, që shkojnë minimumi 300 mijë votues, në qoftë se shpërndan 138 licenca për milionë bimë kanabisi në vend, ku një bimë ka produktin 1 mijë euro, dhe ju nuk arrini të llogarisni se çfarë fitimi sjellin ato, dhe të gjithë licencat janë dhënë me një skemë për vota.
Të gjitha këto në kundërshtim me ligjin dhe parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
Në qoftë se ti organizon në 4 muaj ngjarje, evente më shumë se në 3 vitet paraardhëse të marra së bashku, 4500 evente zyrtare me nuanca elektorale për të influencuar zgjedhjet, ti bën një farsë elektorale.
Në qoftë se ti kontrollon mediat e mëdha, dhe jo vetëm kontrollon mediat, por edhe censuron opozitën, politikën editoriale e jep nga zyra e kryeministrit, siç thotë raporti, atëherë ti organizon një farsë, siç më thoshte një miku im i shquar njëlloj si Mugabe 30 vite më parë në Zimbabve. Se edhe Mugabe thoshte bëj zgjedhje unë.
Prandaj dhe këtu ka një moment, një kor i tërë altoparlantësh të qeverisë, bëjnë gjithçka për të mjegulluar këtë masakër apo këtë grabitje ditën për drekë. Haptas, jo fshehtas.
Se aktet madhore janë me vendim qeverie.
Dhe merren pastaj se të justifikojnë duke treguar se nuk kanë asnjë standard moral përveçse lakej të shpifur të narkodiktaturës.
Nuk ka dyshim që PD dhe opozita ka pasur, ka dhe do ketë probleme të vetat, siç është normale.
Por nuk ka dyshime se farsën nuk e fiton dot opozita.
Farsa është procesi që ndërtohet nga diktatura për të mbajtur karrigen.
Një opozitë duhet të bëjë çdo gjë, por opozita bëri gjithçka, u paraqiti shqiptarëve programin më të mirë të 32 viteve.
Në qoftë se pala tjetër bëri fushatë me çyrykë, më kënetë, me buf, etj, ne paraqitëm një program ekonomik që transformonte Shqipërinë.
Ne morëm ekspertizën më të shkëlqyer në botë.
Të gjitha këto, farsën nuk e përmbysin.
Farsa është farsë, nuk është zgjedhje.
Pra, faktojnë që kemi të bëjmë me një farsë.
Ata që duan të bëjnë avokatinë e Tiranës, përpiqen të hedhin vallen e Ballukut, të Lubisë.
Opozita do vazhdojë betejën për votën e lirë sepse ne bëmë këtë radhë që zgjedhjet u dënuan para se të zhvillohen.
Kjo sepse vota vdiq para se të hidhej në kuti.
Komuniteti ndërkombëtar nuk e bënte kurrë një akt të tillë. Po them organizatat partiake, janë shumë serioze. Por ata i thanë fjalët e tyre në mes të fushatës dhe 10 ditë para.
Tani kjo betejë është në vazhdim dhe është betejë pa kthim”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …