Ndryshe nga sa deklaroi kryeprokuorori i Posaçëm Altin Dumani për megaoperacionmin ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt vendeve të BE, se nuk ka lidhje me zgjedhjet, vendimi i Gjykatës italiane të Barit e përgënjeshtron hapur drejtuesin e SPAK.
Syri. Net mëson përmes dosjes hetimore prej mbi 1000 faqesh, se vendimi për 26 urdhërarrestet e lëshuara për biznesmenët shqiptarë dhe bashkëpunëtorët e tyre italianë, që kishin një rol kyç në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës me origjinë nga Amerika Latine, janë lëshuar që në shkurt të këtij viti.
Nga vendimi, rezulton se gjyqtari Francesco Vittorio Rinaldi ka firmosur urdhërarrestet që më 21.02.2025, një vendim i Gjykatës së Barit, Itali.


Nga urdhërarrestet e lëshuara, rezulton se të përfshirë janë 14 shtetas shqiptarë nga 26 në total, konkretisht:
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili
Gertin Aliu
Adi Çoba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Zenit Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Ervis Doçi
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj
Gazeta RD