Reagimi zyrtar i BE: U trafikuan 1.8 ton kokainë dhe heroinë nga Porti i Durrësit

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, Eurojust ka dhënë detaje lidhur me operacionin “Ura” që u zhvillua në Shqipëri dhe Itali.

Eurojust bën me dije se në kuadër të këtij megaoperacioni janë goditur fuqishëm tre grupeve të krimit të organizuar të lidhura me njëra-tjetrën dhe të përfshira në trafikimin e drogës në shkallë të gjerë dhe pastrimin e parave. Gjithashtu thuhet se u lëshuan 52 urdhërarreste, përfshirë përsona që janë në krye të këtyre grupeve kriminale.

Ndonëse ende nuk ka një vlerësim të plotë të fitimeve totale të bashkëpunimit midis tre grupeve kriminale thuhet se ekipi i përbashkët hetimor italo-shqiptar ka zbuluar pagesa deri në 5 milionë euro dhe trafikim të të paktën 1.8 ton kokainë dhe heroinë.

Hetimet e këtij operacioni u iniciuan në vitin 2016 nga Prokuroria Publike e Barit, SPAK dhe Policia e Shtetit në Shqipëri. Nga ana shqiptare, një grup kriminal, i cili vepronte nga Durresi, ishte përgjegjës për transportin dhe shpërndarjen me shumicë të sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe kanabisit të trafikuara midis Ballkanit, Evropës Veriore, Amerikës së Jugut dhe Puglias në Itali.

Dy banda kriminale të udhëhequra nga italianët kryenin përgatitjen dhe paketimin e drogave të paligjshme dhe furnizonin me kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine dhe Turqia bandat lokale në organizata në Bari, Brindisi dhe Lecce.

About Krye Redaktor

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …