SHBA po paralajmëron Ramën: DEA është aktive në Shqipëri, çfarë deklaroi Trump

Në ditën e parë në detyrë, presidenti Donald J. Trump nënshkroi ​​një urdhër ekzekutiv që përcaktonte kartelet e trafikut njerëzor dhe droge si Organizata të Huaja Terroriste (FTO). Administrata e Presidentit Donald Trump ka shpallur tetë grupe kriminale në Amerikën Latine si “organizata të huaja terroriste”, përfshirë Tren de Agua në Venezuelë dhe MS-13 në El Salvador.

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton sot se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve, DEA, është aktive edhe në Shqipëri.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada fton qytetarët që të ndajnë me zyrën e DEA informacionet nëse janë në dijeni të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që vijnë nga kjo veprimtari e paligjshme. A është ky një paralajmërim që po i bëhet direkt Ramës?

Njoftimi i ambasadës së SHBA
Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

About Krye Redaktor

Check Also

Përplasja e Ramës me ndërkombëtarët për farsën e 11 majit dhe reagimi i Berishës

Pyetje: Doktor, ju po bëni cdo ditë denoncime, dhe nëjri prej tyre ishte ditëne  sotme. …