Hoteli me para droge i Visit të Pojës? Gazetarja: Do jepte tokën dhe do të merrte brandin ndërkombëtar!

Gazetarja Ola Xama, ka folur për pronat e personave të dyshuar si të përfshirë në narkotrafik, në grupin e goditur nga SPAK dhe antimafia italiane gjatë operacionit “Ura”.

Xama zbuloi se personi kyç në aktivitetin kriminal, Elvis Doçi, i njohur ndryshe si ‘Visi i Pojës’ aktualisht në kërkim, ka marrë leje ndërtimi për hotel nëpërmjet kompanisë së tij

‘Eldermar Construction, nga viti 2018 deri në fund të vitit 2023, në total të ardhurat që ka gjeneruar janë 15 mln euro dhe fitim 4 mln euro.

Kompania është pajisur me leje ndërtimi që e ka marrë në 2 prill 2024 për të ndërtuar hotel me 10 kate. Ka shitur 60% të kuoatave. Pronari Elvis Doçi do të siguronte lejen, do të jepte tokën dhe do të merrte brandin ndërkombëtar, Accor dhe Pullman dhe do të siguronte projektin nga studio e huaj e arkitekturës.

Pra paratë investohen në hoteleri është tipike e grupeve kriminale. Mbajnë bar-restorant të tyre gjithashtu sepse ulen dhe bëjnë biseda për aktivitet kriminal“, tha Xama në emisionin “Të Paekspozurit” në MCN TV.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …