Berisha: Kërkojmë qeveri teknike me një axhendë të përcaktuar! Të miratojë ligjet që lidhen me integrimin e zgjedhje të lira

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë deklaratës së tij për mediat, theksoi qartë kërkesën e opozitës për një qeveri teknike me një axhendë të qartë dhe të kufizuar.

Sipas tij, një qeveri e tillë duhet të fokusohet vetëm në zgjidhjen e çështjeve që lidhen drejtpërdrejt me integrimin europian të Shqipërisë dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Normalisht vetëm zgjedhje të parakohshme.

Pa diskutim!
Qeveri teknike, me një axhendë të përcaktuar, Të miratojë ligjet që lidhen direkt me integrimin dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe miqtë tanë në Europë dhe në botë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha-fierakëve: Kudo që ta shihni Lubi Ballukun, gjuajeni me vezë dhe domate hajduten

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i drejtoi një thirrje të fortë qytetarëve të Fierit se, …