Berisha: Lufta jonë nuk ndërpritet gjer në ditën e zgjedhjeve të lira në Shqipëri

Lideri i opozitës, Sali Berisha ripërsëriti vendosmërinë e tij dhe të forcës që përfaqëson për të vijuar pa ndërprerje betejën kundër asaj që e quajti “shtet elektoral kriminal” dhe “narkoshtet shqiptar”.

Berisha theksoi se qëllimi i vetëm dhe final i kësaj lufte politike është garantimi i votës së lirë për qytetarët shqiptarë.

“Qëndresë, qëndresë, qëndresë ndaj shtetit elektoral kriminal.

Ndaj narkoshtetit shqiptar dhe përpjekje për të realizuar votën e lirë të shqiptarëve.

Të gjitha format!

Se çfarë sjell dita, do ta shihni, por e vërteta është se lufta jonë nuk ndërpritet gjer në ditën e zgjedhjeve të lira në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Paralajmërimi i Berishës për Ramën/ Do të tërheqim si nuk ta pret mendja…

Pjesë nga fjala e Berishës: E tmerruat Edvin Kristaq Ramën. Prandaj dhe ne le të …