Ish-ministri i Drejtësisë: 4 pyetje që presin përgjigje për operacionin “Ura”

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e masave të arrestit për operacionin “Ura”, i kërkuar në 19.3.2025, të aprovuan në 30.04.2025 (pas 42 ditësh) dhe të ekzekutuar në datë 20.05.2025, pra pas 62 ditësh nga kërkesa e SPAK, 9 ditë pas zgjedhjeve, duke hedhur dyshime mbi drejtësinë e re penale, për ndikime të politikës.

“Mund të jetë i pari rast në historinë e drejtësisë së re penale! Drejtësia nuk mjafton të jetë kurrë vetëm formalisht korrekte – ajo duhet të jetë edhe në kohë, efektive dhe e pa ndikuar nga rrethana politike apo kalkulime elektorale”, shkruan Halimi në Facebook.

Reagimi

📍Përgjigjia e pyetjes nr. 2 u zgjidh:

🔴 Masat e arrestit për operacionin “Ura” u kërkuan në 19.3.2025, u aprovuan në 30.04.2025 ( pas 42 ditësh) dhe u ekzekutuan në datë 20.05.2025. Pra pas 62 ditësh nga kërkesa e SPAK, 9 ditë pas zgjedhjeve!

Tani përgjigjiet e 4 pyetjeve të tjera janë të thjeshta dhe i gjeni vetë, pasi mund të jetë i pari rast në historinë e drejtësisë së re penale!

Drejtësia nuk mjafton të jetë kurrë vetëm formalisht korrekte – ajo duhet të jetë edhe në kohë, efektive dhe e pa ndikuar nga rrethana politike apo kalkulime elektorale.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …