Nga Ilir LEVONJA
Të gjithë atyre që hiqen si të djathtë dhe se u dhimbset statuti i PD-ës , specifikisht neni Basha, u them një gjë…, bëhuni pak socialistë se ju bën mirë. Dhe jo vetëm juve, por edhe Shqipërisë. Kur ju thua, a ju pyet se, a janë vjedhur zgjedhjet, po janë vjedhur, përgjigjeni ju. Dhe vazhdoni se, Rama të vjedh, i ka të gjitha, por prapë duhet të iki Saliu. Atëhere u them se nuk shkon si logjikë se, kur thua na vodhën, kur thua nuk ishin zgjedhje por votime etj., nuk bën më punë as Zoti vet jo më nenet e statutit.
Më këtë arritje platformë shtetërore që ka kapur regjimi Rama edhe vetë Donald Trumpi të vijë, nuk fiton. Nuk ia vlen të merresh me bajatllqet, të iki ky apo të iki ai. Ata që hiqen se duan të rrëzojnë Edi Ramën, rrëzuan Partinë Demokratike, rrëzuan opozitarizmin mbasandaj bëjnë gam-gam lart e poshtë duke iu bashkangjitur propagandës shtetërore se fajin e ka Saliu. Eshtë një maqineri e tërë që vlon me logjikën se, Saliu mban Edin dhe se po të ishte një emër tjetër, apo një djalë i ri, Edi Rama nuk fitonte.
I ri ishte Lulzim Basha, madje e kishte mundur një herë Edi Ramën në 2011 me dhjetë vota plus, por më pas nuk e mundi kurrë, humbi 6 palë zgjedhje. Ishte shumë i ri, por makineria e propagandës e kishte bërë helmatisjen, shplarjen e trurit me preteksin që nuk e voton kush Lulzim Bashën se ka Saliun nga mbrapa. Kështu edhe sot, vet Makroni i Francës të vi nuk fiton më me Edin e socialistëve. Një makineri e tërë televizionesh nuk flet për vjedhjet, nuk flet për marifetin e trenit bullgar etj., nuk flet për fakte alarmante se nga një qendër votimi me 650 votues dalin 1200 votues etj.
Askush nuk investigon faktin që u dhje këmbë e kokë Tirana, kur gjoja një socialist i vjetër si Erion Braçe manipulonte sysh votën, vullnetin e qytetarit, ku patronizhistët e tij iknin si kapuçonë rrugicave dhe Policia që duam nuk vinte ujin në zjarr. Dhe kur ndodhin këto në mes të Tiranës, mendoje se çfarë mund t ndodhi në rrethina si Memaliaj etj. Nuk kanë vetëm vjedhur, nuk kanë vetëm manipuluar votat, vullnetin e së drejtës qytetare etj., por i ka shkërdhyer nënën ku ta ketë demokracisë dhe kundërshtarit.
Kanë vjedhur me ndërgjegje të ftohtë, edhe pse e dinë mirë se është krim elektoral ajo çfarë bëjnë, por e bën. Dhe as që duan t’ia dinë më nëse i njeh apo jo zgjedhjet kush nga bota. Ndërkohë e duan shoku-shokun dhe e mbrojnë me fanatizëm vjedhjen e quajnë heroizëm, mundën kundërshtarin, mundën demokracinë. Edhe kur del kush që kërkon me inat e sipër një rinumërim brenda llojit, i suson i madhi me një vrënjtje vetullash.
Bëhuni pak si mut socialistët dhe i vini gishtin kokës se çfarë duhet të programoni dhe si ta bindni së pari veten, pastaj njerëzit, me faktin se jeni në një mison gati të pamundur, përballë Putinit. Por një gjë është e sigurtë, që nuk i ngjani fare sozive socialiste që edhe kungull gardhi të kenë krye, edhe kriminelë ordinerë, e respektojnë njëri-tjetrin.
Eshtë çmenduri ta mendosh por kur thua që ka 107 denoncime dhe askush nuk e luan mender bythën nga Prokuroria, ju merreni si budallenjtë se kush duhet të iki dhe kush duhet të vi. Një televizion ishte ai atëhere, topchanel apo gop chaneli dhe nga një video përgjim midis Dritan Priftit dhe Ilir Metës, i vuri zjarrin Shqipërisë. Sot nuk bën më kush investigime, tek-tuk ndonjë gazetar studiove, por investigimi ka vdekur pasi të pret gjuhën ai sipër. Bëhuni pak socialistë dhe patronazhistë se lufta për demokraci ka vetëm një emër, Zotin para!