CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Këlliçi: Rama përdori paligjshmëritë për të organizuar farsën e 11 majit, u vodhi të ardhmen gjithë shqiptarëve!

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi teksa ka falenderuar trupën elektorale dhe drejtuesit e degës nr. 2 Tiranë, shprehet se Edi Rama përmes paligjshmërisë, organizoi farsën e 11 majit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se shteti elektoral i Ramës, përdori të gjitha bateritë e paligjshmërisë për të organizuar farsën, në mënyrë që t’u vidhte të ardhmen jo vetëm demokratëve por të gjithë shqiptarëve.

Reagimi

Me trupën elektorale dhe drejtuesit e degës nr. 2 Tiranë.

Mirënjohje e thellë për secilin prej tyre që arriti të merrte pjesë në takimin e sotëm falenderues.

Shteti elektoral i Edi Ramës përdori të gjitha bateritë e paligjshmërisë për të organizuar farsën e 11 majit, për t’u vjedhur të ardhmen jo vetëm demokratëve por të gjithë shqiptarëve.

Faleminderit secilit për sakrificat në mbrojtje të demokracisë.

About Redaksia

Check Also

“Reuters” dhe “Associated Press” transmetojnë LIVE protestën

Dy agjencitë më të mëdha mediatike në botë, Associated Press dhe Reuters po transmetojnë live …