Nis stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 2025”

Ka nisur zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”, një nga ushtrimet ushtarake më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar kështu fillimin e angazhimit aktiv të Shqipërisë në këtë stërvitje ndërkombëtare.

Shqipëria është një nga vendet pritëse kryesore të “Defender Europe ‘25” dhe luan një rol strategjik në garantimin e zhvillimit të suksesshëm të operacioneve të planifikuara.

Qëllimi kryesor i këtij ushtrimi është rritja e ndërveprimit mes forcave aleate, forcimi i gatishmërisë ushtarake dhe aftësisë për të reaguar me shpejtësi ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.

About Redaksia

Check Also

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesiç: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat!

Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e Forumit të International Democrat Union, …