Berisha takon zyrtaren e lartë kroate: E njoha me farsën elektorale të 11 majit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha pati dje një takim me miqësor këshilltaren e lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë për Ballkanin Perëndimor të cilin e njohu me farsën elektorale të 11 majit dhe krijimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Në një postim në facebook Berisha shkruan se në takim theksoi se rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për votën e lirë është objektivi më madhor i PD dhe aleatëve të saj.

“Dje prita në një takim miqësor këshilltaren e lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë për Ballkanin Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Zonjën Emine Lekaj Prljaskaj, ish-deputete me 3 mandate në Kuvendin e Republikës së Kroacisë, duke përfaqësuar komunitetin shqiptar dhe pakicat kombëtare të tjera. Ajo ka qenë gjithashtu udhëheqëse e Grupit të Miqësisë Kroaci–Shqipëri dhe ka marrë pjesë aktive në promovimin e integrimit të shqiptarëve në shoqërinë kroate.

Në këtë takim të hapur dhe miqësor shpreha vlerësimin tim për kontributin e çmuar të Znj. Lekaj Prljaskaj në përfaqësimin dinjitoz të të drejtave të komunitetit shqiptar në Kroaci dhe në afrimin e bashkëpunimin midis dy vendeve tona mike, si dhe e njoha atë me zhvillimet e fundit në Shqipëri, farsën elektorale të 11 Majit 2025, në kushtet e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Në takim theksova se rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për votën e lirë është objektivi më madhor i PD dhe aleatëve të saj”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …