Mesazhi i Ambasadës së SHBA/ Berisha: Pse nuk e përshëndeti Edi Rama? Faktikisht është asgjësimi i Edi Ramës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha reagoi ndaj urimit të ambasadës amerikane për zgjedhjet, duke theksuar se ai nuk përbëjn mbështetje për qeverinë. Berisha u shpreh se urimi ishte drejtuar popullit shqiptar dhe jo Edi Ramës, duke theksuar se nuk përmban as pohim dhe as mohim për procesin zgjedhor.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u bëri thirrje gazetarëve të lexojnë deklaratat e mëparshme të ambasadës dhe të Sekretarit Rubio për të kuptuar më mirë kontekstin.
“Ajo nuk ishte ashtu siç thatë, citoje pak siç e tha dhe pastaj ju bëj koment. Përgëzoj popullin shqiptar. Tani çfarë sugjerimi kam unë këtu për ju.
Merrni e lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet, për ta kuptuar shumë më mirë se cili ishte thelbi i deklaratës. Kjo është përgjigja ime.
Lexoni ato të vitit 2021, si kanë qenë. Lexoni vitin 2021.
Lexoni pak disa nga deklarata e sekretarit Rubio për zgjedhjet në vende të ndryshme të botës. Direkt të sekretarit, dhe do kuptoni mirë se ç’përfaqëson ajo që ju e quani urim për Edi Ramë, dmth jo zgjedhjet,  uron shqiptarët, kaq. Aty urohen shqiptarët.
Urohen shqiptarët. As nuk mohohet as nuk pohohet farsa. Këtu ka një gjë. Ne që denoncojmë çdo ditë njihemi me prova e fakte të reja, ne vetë, sepse nuk mund ti analizosh të gjitha në një kohë.
Po i marrim dhe po ua paraqesim. Kështu që është shumë normale. Ata të cilët nuk duan të paragjykojnë pritet raporti përfundimtar. Ky është rregulli. Por ne kemi ndryshuar, kemi ndryshuar dhe raporte ndërkombëtare.
Ne jemi ata, ja kemi dalë. Ne bëjmë të pamundurën të mundur.
Në vitin 2001 erdhën urimet më të përzemërta nga e gjithë bota, por ata ranë përtokë përpara fakteve dhe të vërtetave që paraqitëm ne, sepse sigurisht institucionet ndërkombëtare janë të interesuara për zgjedhje të lira dhe jo farsa.
Jo. Sepse ato pastaj shkojnë në vetëshkatërrim dhe nuk e pranojnë kurrë.
Pse nuk e përshëndeti Edi Rama atë urim. Më thuaj pak. Ai po e priste si diçka hyjnore atë urim. Pse nuk e përshëndeti.
Pra faktikisht është asgjësimi i Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Masakra elektorale/ Tabaku: Pranoni të vërtetat, në shtator rezolutë për 11 majin!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën në pushtet se është …