Berisha: Për PD vota është sekret! Rama ka shkelmuar votën e diasporës, e njerëzve që votonin për herë të parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vijim të akuzave për Partinë Socialiste për manipulimin e votave të diasporës në zgjedhjet e fundit u shpreh se PS-ja ka marrë aq vota sa kanë mbushur patronazhistët, ndërsa theksoi se PD respekton sekretin e votës.

Berisha u shpreh se, kontrata me DHL ishte shkelur duke përfshirë në mënyrë të paligjshme nënkontraktorë, përfshirë edhe postën shqiptare. Sipas tij, ekzistojnë dokumente që tregojnë ndërhyrje të drejtpërdrejta në shpërndarjen e fletëve të votimit. Berisha u shpreh i bindur se diaspora do të reagojë fort ndaj kësaj shkeljeje të rëndë të procesit zgjedhor.

“Partia Socialiste ka në kuti aq vota sa mbushën patronazhistët dhe sollën këto rezultate. Aq vota. PD respekton sekretin e votës. Nëse ju kujtohet, unë i kam bërë thirrje çdo personi, në diasporë dhe në Shqipëri; votën e ke sekret, mos e dekonspiro. Edhe njëherë të lutem.
Për ne vota është sekret. Ne nuk hymë se si votoi ky, apo ai. Ne shohim si e manipuloi ky, shohim se, kontrata ishte me DHL-në pa nënktraktorë.

Një, shohim se kontrata u shkel dhe nënkontraktor u bën disa, u përzje dhe posta shqiptare.
Dy, shohim se mes nënkontraktorëve, grupeve dhe drejtuesve, kemi dokumente, u vendosën komunikime direkt. Shkoni në filan vend, merrni në filan vend.

Tre, shohim se, me dokumente mungojnë, nuk dihet fati i 40 mijë fletëve, të cilat për ne janë shpërndarë brenda vendit dhe nuk janë dërguar. Këto e rrëzojnë procesin.
Ne nuk merremi, nuk mund të pranojmë një proces që është manipuluar në çdo aspekt. Në asnjë rrethanë.

Mendja njerëzore që të ketë kuti me 97% vota për PS, kjo nuk mund ta pranojnë.

Ne kemi të gjithë dëshmitë e ndërhyrjes brutale në procesin e votimit të diasporës dhe unë jam i bindur se diaspora shqiptare në të 4-anët e botës, do reagojë kundër narkoshtetit me forcën më të madhe. Sepse ka shkelmuar votën e diasporës, njerëz që votonin për herë të parë, njerëz që e bënin me dashamirësinë dhe dashurinë më të ma dhe për vendin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …