Një tjetër provë e masakrës elektorale është ajo e mënyrës se si janë mbushur kutitë e votimit në zgjedhjet e 11 majit. Bandat kriminale kishin pushtuar qendrat e votimit. Vëzhguesit ishin kriminelë të certifikuar si “vëzhgues” nga KQZ. Në momentin që qytetarët votonin, sikurse duket edhe në foto, kriminelët që ishin edhe “vëzhgues”, i shoqëronin votuesit tek kutia e fshehtë për tu diktuar atyre votën. Kjo foto e marrë nga qendrat e votimit është dëshmi e qartë e kësaj masakre elektorale.
Gazeta RD