Nga Adriana KALAJA
Siç e kam deklaruar, pas publikimit nga Ambasada e SHBA të numrit për denoncime, unë do e lë pak të qetë Dumanin e Dumanët, përveç rasteve për kërkesë informacioni.
Kjo edhe për shkak të akuzave si “antiamerikane” dhe marrëdhënieve jo fort të mira, me shoqen e Sudes te Rruga e Elbasanit.
Ashtu si jeni vënë në dijeni, më datë 21.03.2025 (foto 1), kam depozituar kallëzim penal shtesë kundra Kryeministrit Rama, për çështjen McGonigal.
Ndërkohë, më datë 18.03.2025 kisha kërkuar info (foto 2), për fazën proceduriale rreth këtyre hetimeve, pa cënuar sekretin hetimor, përgjigje e cila, megjithëse kanë kaluar mbi 2 muaj, nuk ka ardhur nga SPAK.
Ndodhur në këto kushte, nisur edhe nga fakti që nuk i lë punët në mes , kam nisur një kërkesë (foto 3), tjetër për informacion SPAK (foto 4), në dijeni të Dumanit Altin, me ndryshimin, që në dijeni kam vënë edhe Ambasadën e SHBA (foto 5).
Upsssss se desh harrova…..
Siç lehtësisht evidentohet te kërkesa (foto 3), kjo kërkesë do i niset në vëmendje Kongresit dhe Senatit të SHBA-ve.
Të shohim a do “harrojë” këtë rradhë Dumani Altin, se Dumani Nuredin nuk harron lehtë
Dëgjohemi së shpejti me të reja rreth kësaj dosje.
Ju e dini që unë nuk flas kot……
PS: Dëgjova se ish e dashura e McGonigal, kishte hapur llogari për të mbledhur ndihma për të pajtuar një avokat.
PS 1: Nisur nga fakti se ne i detyrohemi shumë kësaj Zonje, por edhe për solidaritet femëror, t’i çojë dikush fjalë se jam e gatshme t’a përfaqësoj falas.
PS 2: Mirë është që edhe Kryeministri Rama të fillojë të kërkojë për një avokat të mirë se megjithëse e ka sekueatruar celularin e Dumanit, i cili ka sekuestruar celularin e Prodës, nuk shpëton dot nga kjo dosie.