Malltezi: Kryebashkiaku i Shijakut po djeg gjurmët e krimit, SPAK si letër higjienike e PS!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedit, Pyjeve dhe Turizmit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka hedhur akuza në adresë të kryebashkiakut të Shijakut, Elton Arbana, pas djegies së mbetjeve urbane në fshatin Hardhishtë në Shijak, që sipas Malltezit, në shkelje të hapur të ligjit, krijon landfille të paligjshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se për të zhdukur gjurmët e krimit, Arbana djeg mbetjet urbane duke akuzuar PD, se rastin po e përdor qëllimisht për favorizim politik.

Edhe këtë fundjavë ka vijuar masakra mjedisore në fshatin Hardhishtë në Shijak. Mbetjeve urbane që prej së premtes u është vënë zjarri duke bërë që mbeturinat të digjen, ndërsa tymi ndotës rrezikon banorët e zonës për shkak të erës së rëndë, ashtu sikurse përhapjen e zjarrit.

Image

About Redaksia

Check Also

Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në duke mos na dorëzuar dokumentet! Votat janë mbushur në zyrat e PS

Lideri i opozitës, Sali Berisha, vijon të denoncojë manipulimin e votës së diasporës, duke ngritur …